Nesër jepet repriza e shfaqjes ”Muslimani”

Nesër (17 maj), në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”Muslimani”.
Shfaqja do të jepet në orën 20:00.
”ÇFARË MË INSPIROI PËR DRAMËN “MUSLIMANI”?
Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasëm në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazias ortodoks.
Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: “Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazias ortodoks, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes vete gati kurrë”, ka thënë Enver Petrovci./21Media
Back to top button