Dorëheqja e kryetarëve zgjidhje më e shpejtë apo kushtëzim politik

Dorëheqja e kryetarëve ose peticioni i qytetarëve serbë, janë dy mundësitë për zgjedhje të reja në katër komunat veriore, por deri më tani ende nuk ka një vendim se cila nga këto dy mundësi do të aplikohet.
Deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje e pranojnë se dorëheqja e kryetarëve është zgjidhje më e shpejtë por megjithatë thonë se rruga më e drejtë është peticioni.

“Eshte zgjidhje me e shpejtë sepse s’ka procedura të mëtejshme nëse kryetari jep dorehqehe brenda 48 oreve procedohet e nëse përmes 20/ të nënshkrimeve është periudhë shumë më e gjatë. Zgjidhja me e shpejteëdprehqjea por mebtete te shohet ne vullnetine kryetarëve të komuanve sepse ata janë legjitim. Më legjitime për të parë vullnetin e qytetarëve të komunave për zgjedhje të reja është peticioni sepse ai tregon vullnetin e qytetarëve zgjedhje të reja dhe anagazhim për pjesëmarrje në zgjedhje pra ne duhet të sigurohemi qe ka pjesëmarrje të serbeve në zgjedhje të reja sepse kot mbahen atëhere”.

Njohës të rrethanave ndërkaq vlerësojnë se dorëheqja e kryetarëve është zgjidhja më e lehtë dhe me shpejtë për të shkuar në zgjedhje të reja në veri të vendit.
Për ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, dorëheqja e kryetarëve është varianti më i mirë, megjithatë ai nuk pret të ketë zgjedhje pa një takim të nivelit të lartë.

“Zgjidhje më e shpejtë sepse është zgjedhje që kontrollohet nga ana jone dhe svaret nga sërbet lokal dhe kish të qene varianti me i mirë kreytrët me dhënë dorëheqje. Derisa nuk ka një takim te nivelit te larte nuk shoh që do të ketë zgjedhje”.

Se dorëheqja e kryetarëve është rruga më i mirë drejt zgjedhjeve e thotë edhe njohësi i Kushtetutës, profesori universitar Mazllum Baraliu. Sipas tij, peticioni është proces më i komplikuar.
Incizimi: Mazllum Baraliu, njohës i Kushtetutës

“Është zgjidhje më e shpejtë dhe më efikase dhe më e dobishme për ta shtensionuar sa më parë dhe sa me mirë gjendjen atje sepse variantin i dytë është dukshëm më i komplikuar…”

Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur derisa kryeministri Kurti ka thënë zgjedhjet nuk mund të shpallen pa u hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe pa shtensionimin e plotë në veri./21Media

Back to top button