Dorëheqja e policëve në veri, Tërnava: Mirë është të kthehen

Njohësi i çëshje të sigurisë, Hajrullah Tërnava tha se duhet të gjendet një mundësi dhe të kthehen policët serb të dorëhequr.
Tërnava tha se nëse duhet të merren policë të ri atëhrë procedurat do të ishin më të gjata për shkak se sipas tij duhet të trajnoen.
“Mirë është të kthehen dhe të arrihet një marrëveshje, edhe ekziston toleranca…megjithatë duhet të ketë mirëkuptim sepse edhe nëse duhet me i pru të rinjtë ka me pas procedura më të gjata për me i stërvit”, tha ai

17: 30- Tërnava: E vetmja Policia e Kosovës është në këtë situatë
Projektligjin për pensionimin e zyrtarëve policor po e sheh si nismë pozitive njohësi i çëshje të sigurisë Hajrullah Tërnava.
“I vetmi shteti jonë është që nuk e ka poseduar këtë ligj e që ky ligj i zgjedh shumë çështje të rëndësishme për insitucionin më të besueshëm të këtij shteti sikur që është në këtë rast policia, sepse policia ai institucion që e realizon kushteutën dhe ligjet e Kosovës”, tha ai.
Tërnava në emsionin “21drejtpërdrejt” i bëri thirrje pozitës dhe opozitës të mos kenë kundërshtime në këtë pikëpamje.
“Një gjë e mirë sikur është inicu edhe cila ka kontribu ma shumë për me kry…prandaj unë nuk jam aty kush e ka inicu opozita apo pozita me rëndësi është se është iniciativë pozitive…ishte dashtë edhe ma moti me u kry kjo punë se kanë kalu 23 vjet e vetmja policia e Kosovës është në këtë situatë çfarë është”, tha Tërnava./21Media


 

Back to top button