Dorëhiqet Johnson: Partia dëshiron të zgjedhë lider e kryeministër të ri
Boris Johnson dha dorëheqje nga posti i liderit të Partisë Konservatore dhe tha se ka emëruar një kabinet qeveritar. Johnson tha ai do të shërbejë deri sa të zgjidhet një kryeministër i ri.
“Është e qartë tani se vullneti i Partisë Konservatore është që duhet të ketë një lider të ri të partisë dhe kryeministër”, tha Johnson.
Johnsoni ka dhënë dorëheqje nga kryesimi i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe. Ai ka thënë se partia ka shprehur dëshirën për të zgjedhur lider të ri të partisë dhe rrjedhimisht kryeministër të ri.
Ai ka paralajmëruar se lëvizjet për liderin e ri do të nisin javën e ardhshme. Është shprehur i gatshëm të shërbejë deri në zgjedhjen e lidershipit të ri./21Media