Automekanikja e parë: Paragjykimet ma ndalën ëndrrën në gjysmë

Dorentina Qerimi nga Ferizaj po e dëshmon se gratë mund të bëhen edhe automekanike. 25 -vjeçarja nga Ferizaj është automekanikja e parë në Kosovë e cila tash e 10 vjet e ushtron këtë profesion.
Ajo në emisionin “StartUp” në RTV21 tregoi se në fillim klientët s’kanë pasur besim te ajo, por tash po e kërkojnë.
“Sot më lypin shumë njerëz, shumë servise shumë klientë që më herët nuk kanë pasur besim, sot e kanë fitu besimin”, tha ajo.
Qerimi tregoi se si tash veturat presin në radhë.

Ajo gjatë emisionit tregoi se zanatin e automekanikës e mori nga babai i saj. Ndërsa, tash e 3 vjet punon për një kompani.

Tutje automekanikja e parë në Kosovë tregoi se kjo rrugë nuk ishte edhe aq e lehtë për të pasi që u paragjykua pse e bëri këtë përzgjedhje.
“Kur jam regjistru në shkollën teknike për automekanike, jam detyru me e lënë shkollën në gjysmë, për shkak të nxënësve, profesorëve. Më paragjykuan se “ti nuk je për këtë profesion”, “ti je femër”, “nuk mundesh me i shtrëngu bolonat”. Ma kanë ndalë andrrën në gjysmë”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button