Dorëzohet Leotrim Syla, i dyshuar për vrasjen në Drenas

 

Gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar Leotrim Syla, i dyshuari për vrasjen e veteranit të UÇK-së, Qamil Demiri, ditë më parë në Drenas. Këtë e ka konfirmuar për KP familja Syla.

Gentrit Syla, vëllai i Ardit Sylës që ishte përfshirë në një incident me anëtarët e familjes Demiri dhe djali i xhaxhait të Leotrimit, ka kërkuar që kjo çështje t’i lihet drejtësisë.

Kërkoj qe kjo t’i lihet drejtësisë, policisë, prokurorisë, gjykatës. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta shpirtërore familjes Demiri e ndjejmë dhimbjen bashkë me ta që na humbi bashkëluftëtari i xhaxhait tim”, tha ai.

Gentrit Syla ka pasur edhe një apel për politikanët që sipas tij dëshirojnë “t’i hedhin benzinë zjarrit” mes familjes Syla dhe Demiri.

Apelojmë dhe kërkojmë nga politika, sidomos politikanët pa bosht kurrizor mos të hedhin benzinë në familjet tona, por nëse i thonë vetit patriot, ju ka pasur hije të ndihen keq për ngatërresat tona, por sidoqoftë le të jetë në karakterin e tyre. Apelojmë që politika të rrijë larg nga drejtësia, le ta bëjnë punën e tyre drejtësia e jo politika”, theksoi ai, duke shtuar se vëllai i tij Arditi që ishte përfshirë fillimisht në incident, nuk është gangster sikurse e kanë etiketuar.

Vëllai im Arditi nuk është gangster, por vetëm një fëmijë 16-vjeçar, por prapë le të jetë në ndërgjegjen e politikës”, theksoi ai.

Informacionin për dorëzimin e Leotrim Sylës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Back to top button