Thaçi: Me shenjtërimin e Nënës Terezë është shenjtëruar edhe prejardhja shqiptare

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli për kontributin e Shën Terezës sot me rastin e  ditëlindjes së saj. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se populli shqiptar është krenarë për shenjëtoren që i dha botës.

“Shën Tereza është kudo e lartësuar dhe shumë institucione, sheshe e rrugë në botë mbajnë emrin e saj. Me shenjtërimin e Nënës Terezë është shenjtëruar edhe prejardhja shqiptare dhe për bamirësinë e saj do të jetë përjetësisht e admiruar. Si popull i vogël jemi shumë krenarë që i kemi dhënë botës një shenjtore kaq të madhe, siç është Shën Tereza!”, tha presidenti përmes një postmi në rrjetet sociale.

Shën Tereza u lind më 26 gusht 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997. Ajo u shenjtërua me 5 shtator të vitit 2016./21Media

Back to top button