“Drama po vjen” në Gjilan

Filluar nga 23 janar e deri më 28 të po të njëjtit muaj, Festivali i dramës origjinale shqipe mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
“Një festival unik e shumë i veçantë për dramaturgjinë shqipe dhe vetë teatrin shqiptar. Shfaqjet më të mira të trupave nga Kosova e Shqipëria do të vijnë në Teatrin e Gjilanit në kuadër të këtij festivali”, thuhej në njoftim.
Kështu, në “Për Ditë të Mbarë” në RTV21, u.d i Teatrit të Qytetit në Gjilan, Erson Zymberi foli për këtë Festival dhe përgatitjet finale./21Media

Back to top button