Policia në kërkim të dy adoleshenteve, njëra iku nga SOS Fshati

Policia e Shtetit është në kërkim të dy vajzave, të cilat janë larguar nga shtëpitë ku banonin në Tiranë. Bëhet fjalë për një 18 vjeçare, largimin e të cilës e ka denoncuar nëna e saj dhe një 17 vjeçare e cila është larguar nga SOS Fshati.
Për këtë të fundit ka bërë denoncimin një punonjëse.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button