Dramë e vërtetë: Dua, Bella e Anwar nuk e ndjekin më Zayn në Instagram

Siç duket gjithçka po rrjedh më shpejt nga ç’e mendonit.
Si fillim akuzat e Yolanda Hadid ndaj Zayn Malik për sulm fizik, më pas raportimi se Gigi e Zayn i dhanë fund marrëdhënies së tyre, nga e cila kanë një vajzë, Khai.
E tashmë, motra e Gigi Hadid, modelja e njohur Bella Hadid, vëllai Anwar Hadid e madje Dua Lipa, asnjëri nga ta nuk e ndjekin në Instagram ish anëtarin e One Direction.


Yolanda mesa duket e mori situatën në duar dhe po mendon të mos e lërë me kaq por, të shkojë tutje me procese të tjera ligjore.
Gjatë kësaj kohe edhe Bella ndau një Instastory.
“Unë nuk mund të bëj asgjë për ty, por mund të punoj në vetën time. Ti nuk mund të bësh asgjë për mua, por të punosh në vetën tënde”, shkroi ajo.
Nga e gjithë kjo “dramë”, Gigi ende ndjek në Instagram babain e vajzës së saj.

Deri më tani, këto janë informacionet e vetme që janë bërë të ditura./21Media

Back to top button