“Drejtësi për Vesën” shfaqet për katër netë me radhë në Teatrin e Gjilanit

Duke filluar nga sonte, 5 tetor, shfaqja “Drejtësi për Vesën” do të fillojë të shfaqet në Teatrin e Gjilanit për katër netë me radhë, deri më datë 8 tetor.
Çdo natë me fillim nga ora 19:00, artdashësit do të kenë mundësi ta shohin shfaqjen nga Avni Shkodra dhe me regji të Shkelzen Berisha.
“Shoqëria cilive përmes një skicimi teatror kërkon drejtësi për Vesën, sportisten e vrarë nga pronari i një klubi ilegal të masazhit. Pronari ushtron ndikim në gjykata dhe prokurori, ku jo vetëm që nuk zbardhet më rasti, por përkundrazi, devijohet krejt rasti i Vesës”, thuhet ndër të tjera në postimin në Facebook të Teatrit të Gjilanit./21Media

Back to top button