17 viktima dhe 399 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.337 testime të realizuara 399 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.348 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 17 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21

Back to top button