Drejtoresha e shkollës i reagon Duda Baljes: Ju mund ta konsideroni veten mbi ligin, unë jo

Drejtoresha e shkollës së Mesme Teknike në Gjakovë, Florentina Gjergjaj i ka reaguar deputetes së Kuvendit Duda Balje, lidhur me vendosjen e simboleve në këtë shkollë ku ndër të tjera ndalohet edhe bartja e shamisë.
Gjergjaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se po respekton ligjin.
“ Për të dhënë përgjigje për akuzat tua paragjykuese, tendencioze dhe linçuese ndaj meje, ju ftoj ta lexoni Udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014. Pastaj, besoj edhe ju vet do ta kuptoni ngutinë dhe naivitetin e reagimit tuaj linçues ndaj meje. Ju mbase si pushtetare e konsideroni veten mbi ligjin, por unë si drejtoreshë e shkollës nuk ia jap asnjëherë këtë të drejtë vetes sime. Krejt çka angazhohem gjatë punës sime, krahas ngritjes së nivelit të arsimimit në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, është edhe respektimi i ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.”, ka shkruar ndër tjerash Gjergjaj në Facebook.
Tutje ajo ka ftuar deputeten Balaj që të punojë për të ndërrar udhëzimin administrativ.
“Të cilin unë natyrisht se do ta respektoj dhe përmbush në përpikëri, sikur çdo ligj dhe udhëzim administrativ tjetër që e respektoj maksimalisht gjatë punës sime. Pra ju mund të manipuloni për llogari e vota tuaja, të më sulmoni, mund të nxiteni çfarëdolloj fushate të dhunës e urrejtës ndaj meje, sikur se tashmë e shkaktuat me linçimin tuaj publik ndaj meje, por duhet ta kuptoni një gjë elementare: Thjesht po e respektoj dhe do ta respektoj udhëzimin administrativ të MASHT-it 06/2014, deri sa i njëjti të jetë në fuqi. “, ka shkruar Gjergjaj.

Mbërmë deputetja Duda Balje ka reaguar përmes një postimi në Facebook kundër posterëve që janë vendosur në shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë. Ata postera paralajmërojnë për ndalim armësh, duhanit e nër tjerash edhe për ndalimin e shamisë.
Një gjë të tillë Balje e ka konsideruar si vrasje të së drejtës të besimit.
“Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar. Unë nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vretë, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, është reagimi i Baljes./21Media

Back to top button