Sekretarët e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë vizitojnë Indinë në të njëjtën ditë

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss dhe homologu i saj rus, Sergei Lavrov po vizitojnë Indinë teksa të dyja palët kërkojnë të forcojnë lidhjet me Delhi.

Truss po i kërkon Delhit të vijë së bashku me vendet e tjera demokratike për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës dhe për të reduktuar varësinë e saj nga Moska.

Lavrov, i cili po takohet sot me kryeministrin Modi dhe ministrin e Jashtëm S Jaishankar, pritet t’i bëjë thirrje Delhit të blejë më shumë naftë dhe gaz rus dhe të anashkalojë sanksionet perëndimore.

Në fillim të këtij muaji, India ra dakord të importonte tre milionë fuçi naftë ruse me zbritje..

India ka abstenuar nga një votim i OKB-së kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe nuk e ka dënuar atë, duke thënë se dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë përpara./21Media

Back to top button