Drejtorët komunalë të arsimit thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen

Drejtorët komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot iu kanë bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve të cilët do të përfshihen në procesin mësimor për vitin e ri shkollor 2021/22 të vaksinohen, sepse mund të ketë përkeqësim eventual të situatës me ri-përhapjen e virusit Covid 19.
Sipas tyre, vaksinimi gjithëpërfshirës siguron fillim dhe mbarëvajtje të sigurtë të procesit mësimor dhe mundëson ndjekje të procesit shkollor në kushte më normale për nxënësit.
”Duke pasur parasysh që mësimdhënia dhe mësimnxënia janë shumë të rëndësishme të zhvillohet pa pengesat që kemi pasur në situatat kur gjendja me pandemi ka qenë më serioze, vaksionimi do të mundësonte që fillimi dhe vazhdimi i vitit shkollor të zhvillohet në kushte më të volitshme si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit.
Me një mobilizim në kohën e mbetur para fillimit të vitit të ri shkollor të të gjithë personelit të përfshirë në arsim, që të të vazhdohet me vaksionim, shpresojmë që numrat e mësimdhënësve të vaksionuar të rritet dhe arrijnë cakun e duhur. Në mënyrë që të sigurohet mos përhapja e e virusit si shkak i mos vaksionimit tek nxënësit dhe tek kolegët e vaksionuar edhe një herë bëjmë thirrje dhe ftesë që në numër sa më të madh punëtorët arsimor të vaksinohen”, ka shkruar Asociacionit i Komunave të Kosovës në facebook./21Media

Back to top button