“Në mesin e pasagjerëve të vdekur në Kroaci, njëri prej dy shoferëve”

10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova, ndërsa njëri nga të vdekurit është njëri nga shoferët e autobusit. Kështu ka informuar drejtori i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut, i cili ka dhënë detaje nga aksidenti, nga i cili janë lënduar dhjetëra persona.
“Pati një aksident trafiku në të cilin ishte përfshirë një autobus me targa të Kosovës. Në autobus kishte 67 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, d.m.th. dy shoferë. Fatkeqësisht, nëntë pasagjerë dhe një shofer u vranë dhe me këtë rast ju shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre”, ka thënë Trut, shkruan jutarnji.hr
Ai ka shtuar se 44 pasagjerë janë pranuar në spital dhe nga ata, tetë janë lënduar rëndë, katër janë operuar deri më tani dhe pjesa tjetër janë duke u trajtuar.
Ai ka shtuar se kishte fëmijë në autobus, por nuk nuk ka dhënë informacione se a janë lënduar.
Ndërkohë, policia është duke hetuar rrethanat, në të cilat ka ndodhur aksidenti i trafikut./21Media

Back to top button