Drejtori i Juventusit e pranon se De Ligt po kërkon të largohet

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene pranon se Matthijs de Ligt dëshiron të largohet, por paralajmëron Chelsean se të tre palët duhet të jenë të kënaqura.
Mbrojtësi holandez ka një kontratë deri në qershor 2024 dhe “Zonja e Vjetër” ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij për disa muaj. Megjithatë, De Ligt dëshiron të largohet nga klubi dhe Chelsea tani po negocion për nënshkrimin e tij.
“Ne po flasim për lojtarët që ndjekin këshillat e agjentëve apo kolegëve në vend të klubit”, tha Arrivabene për gazetën “Tuttosport”.
“Sot, mbajtja e një lojtari që dëshiron të largohet është e pamundur. Nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë dhe nëse dikush dëshiron të shkojë, nuk mund t’i themi thjeshtë, ok, vazhdo. Është e vështirë të mbash një lojtar, por të gjithë ata që ulen në tryezën e negociatave duhet të jenë të kënaqur. Kush ka paratë fiton”, shtoi ai.
De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019. Ai ka shënuar tetë gola në 117 paraqitje me “Bianconerët”, duke fituar titullin e Serie A në sezonin 2019-20, sezoni i tij i parë në klub.
Disa javë më parë, mbrojtësi holandez pranoi se nuk kishte arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij në “Allianz Stadium” dhe se objektivi i tij i vetëm ishte zhvillimi i tij.
Oferta e fundit e Chelseat për De Ligt është 40 milionë euro plus Timo Werner ose Christian Pulisic, por Juventusi dëshiron një ofertë më të lartë për të shitur mbrojtësin e tyre.

Back to top button