Kanosi nënën, arrestohet përdoruesi i substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka kanosur nënën e tij dhe ka thyer disa orendi shtëpiake.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:20 në Suharekë.
Policia ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se ka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike.
Gjatë kontrolli në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gramë substanca narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Repartin e Psikiatrisë dhe ndaluar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button