Drejtori i policisë thotë se synim është të bëhet me 50- 50 pjesëmarrja e dy gjinive në këtë institucion

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se kanë synim  i policisë është që ta rrisin numrin e grave në këtë institucion.

Ai këto komente i bëri  gjatë raportimit në komisionin për siguri,

“Çështjen e numrit të vogël të gjinisë femërore, ne kemi agjendë gjinore të aprovuar brenda Policisë së Kosovës. Kemi marr masa alternative, që në çdo konkurs të pranojmë sa më shumë Mungon interesimi i gjinisë femërore për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se qellim është që të bëhet  50-50 pjesëmarrja e dy gjinive  në Policinë e Kosovës

“Ne po punojmë bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, kemi synim që ta bëjmë 50-50,  mirëpo na duhet pak kohë, vullneti ynë si institucion është që të kemi më shumë gra brenda Policisë së Kosovës, kemi projekt që punojmë në çdo gjeneratë, që të kemi sa më shumë femra brenda Policisë së Kosovës”, tha i pari i policisë.

 

 

Back to top button