Drejtori i ”Termokos”-it: Është duke u realizuar projekti i matësve të ngrohjes

Ndërmarrja Publike ”Termokos” ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e parakohshëm të furnizimit me ngrohje.
Për të folur në lidhje me këtë qështje sot në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21 ka qenë i ftuar drejtori i ”Termokos”-it, Arsim Fetahu.
Fetahu gjatë bashkëbisedimit ka theksuar se ”Termokos” e ka zgjeruar rrjetin e furnizimit me ngrohje, mirëpo sipas tij ka ende konsumatorë që nuk janë kyqur.
Drejtori ka shtuar tutje se e kanë zgjedhur problemin për temperaturat e pakontrollueshme që i detyrojnë qytetarët t’i hapin dritaret.

Sipas Fetahut janë gjithsej edhe 141 objekte që do të furnizohen me sistemin e ngrohjes.

Kujtojmë që, pas nënshkrimit të aneks kontratës për furnizim me energji me KEK-un, NP ”Termokos” ka filluar dje të marrë sasitë e para të energjisë. Gradualisht energjia termike do të nisë të shpërndahet në rrjetin e ngrohjes, ndërsa efekti i saj pritet të vërehet nesër në orët e mëngjesit tek konsumatorët./21Media

Back to top button