Vajza del me një teknikë për buzë më të plota, irritohen komentuesit

Të gjithë do të donin të kishin buzë më të plota, por buzët e vajzës në internet u kritikuan shumë, e disa që madje thanë kjo do të duhet të ishte “e paligjshme”.
Kjo përdoruese e grimit i nënvizoi buzët e saj për ta bërë gojën të duket më e plotë, por ajo i theksoi ato në një ekstrem aq të madh saqë njerëzit nuk u besojnë syve të tyre. transmeton rtv21.tv.
Përdoruesja e Tiktok, Mary, ndau një video ku tha “Nuk nevojitet mbushës i buzëve”.
Mary përdori një lapës për të vizatuar buzët shumë më të mëdha se sa i ka normal dhe pastaj mbusho me një buzëkuq.
Shikuesit u irrituan nga teknika e Marisë, duke i kërkuar asaj që të mos e përdorte përsëri.
Një shikues i zemëruar shkroi “Kjo duhet të jetë e paligjshme”.
“Ju thjesht mund të përqafoni tiparet tuaja natyrore”, këshilloi një komentues dhe një tjetër tha “Kjo është thjesht e trishtueshme”./21Media

Back to top button