Drenas, burri rrah një grua, ajo duke ikur goditet nga një veturë

Një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë në orët e para të së martës.
Policia njofton në raportin 24 orësh se deri te aksidenti kishte ardhë pas një fjalosje që gruaja kishte pasur me një burrë i cili më pastaj e kishte sulmuar edhe fizikisht.
“E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./21Media