Gazetarit rus iu dha shtetësia ukrainase pasi denoncoi luftën

Ukraina i dha nënshtetësinë një gazetari të njohur rus, i cili është larguar nga Rusia me gruan e tij pasi ka denoncuar luftën e Rusisë në Ukrainë, sipas një zyrtari t lartë ukrainas.
Moska ka kërkuar arrestimin e Alexander Nevzorov pasi ai ka postuar detaje në rrjetet sociale në lidhje me sulmin vdekjeprurës të Rusisë në një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.
Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, tha se Kievi i dha shtetësinë Nevzorovit dhe gruas së tij, Lydia.
Nevzorov konfirmoi se mori nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilën ai tha se lufta e Rusisë është një krim dhe Ukraina viktimë e saj, shkruan BBC
“Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam shumë mirënjohës atyre njerëzve të munduar, të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të zë vendin tim mes tyre”, tha ai.
Alexander Nevzorov është larguar nga Rusia me gruan e tij në muajin mars.
Rusia e ka akuzuar atë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me atë që Moska e portretizon si “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë./21Media

Back to top button