Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Ligjin për Skemat Pensionale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Dreshaj ka thënë se qeveria e Kosovës nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja.

“Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese”, ka thënë Dreshaj.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të enjten në mbrëmje. Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e 27 korrikut./21Media

Back to top button