Korriku, muaji më i nxehtë në 120,000 vjetët e fundit

Ndërsa pjesë të gjera të tre kontinenteve piqen nën temperatura të larta dhe oqeanet nxehen në nivele të paprecedentë, shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës po raportojnë para përfundimit të korrikut se ky muaj do të jetë deri më tani më i nxehti i planetit në histori.

Nxehtësia në korrik ka qenë tashmë aq ekstreme saqë është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme”, thanë nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike në një raport të botuar.

Ne sapo kemi jetuar periudhën më të nxehtë tre-javore të regjistruar – dhe pothuajse me siguri në më shumë se 100,000 mijë vjet, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Zakonisht këto rekorde, të cilat gjurmojnë temperaturën mesatare të ajrit në të gjithë botën, thyhen me të qindtat e një shkalle. Por temperatura për 23 ditët e para të korrikut ishte mesatarisht 16.95 gradë Celsius, shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 16.63 gradë Celsius të vendosur në korrik 2019, sipas raportit.

Të dhënat e përdorura për të gjurmuar këto rekorde datojnë në vitin 1940, por shumë shkencëtarë – përfshirë ata në Koperniku – thonë se është pothuajse e sigurt se këto temperatura janë më të ngrohtat që planeti ka parë në 120,000 vjet.

“Këto janë temperaturat më të nxehta në historinë e njerëzimit”, tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore në Copernicus. /21Media

Back to top button