Drita humbi nga Inter Turku 

Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita, sot pësoi humbje në ndeshjen e parë kundër skuadrës finlandeze, Inter Turku, me rezultat 1:0.
Ndonëse, pati paraqitje shumë të mirë dhe krijoi disa raste të mira shënimi, në fund skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pësoi humbje, në periudhën kur mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Ilir Blakqorit.
Siç informoi Federata e Futbollit e Kosovës, në minutën e 74-të Blakqori u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, teksa nga ajo ndërprerje u pësua edhe goli. Topin e dëbuar nga portieri Faton Maloku shkoi në afërsi të portës, të cilën me gjuajtje me kokë e dërgoi në rrjetë Jussi Niska.
Për Dritën raste të mira shpërdoruan Blend Baftiu dhe Besnik Krasniqi. Sidoqoftë, ky rezultat nuk i zbeh shpresat e gjilanasve për t’u kualifikuar tutje, duke pasur parasysh se ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mesjavën e ardhshme.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Veritas” në Turku, në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Konferencës./21Media

Back to top button