Drita Islami shkruan histori!

 
Atletja shqiptare, Drita Islami ka shkruar histori, duke regjistruar rekordin më të ri shtetëror 57:53. Ajo ka dalë e para në Kampionatin Evropian ekipor që u mbajt në Qipro, transmeton TV21.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Drita, në profilin e saj në Facebook.
Rekordi që ka shënuar Drita Islami, paraqet rezultatin më të mirë që është shkruar në atletikën e Maqedonisë së Veriut në shekullin 21. Kështu është shprehur së paku trajneri Igor Jakimovski, transmeton TV21.
Ndërkaq, rekordi që ka shkelur Drita ka të bëjë me vrapimin e 400 metrave për vetëm 57:43 sekonda.
Ky vrapim, është më i shpejtë se një sekondë nga rekordi i vjetër. Kjo arritje do t’i mundësojë Dritës së sigurojë 1095 pikë në Federatën Atletike Botërore.
Drita Islami është lindur më 1 gusht 1996, është një vrapuese në garat me pengesa./21Media

Back to top button