Kusari-Lila me fjalë të veçanta për të atin në ditën e baballarëve

 
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila me anë të një postimi ka kujtuar sot ditën e baballarëve dhe i ka derguar mesazh falenderimi babait të saj.
”Sot në ditën e Baballarëve, ne tri vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty Babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne. E diela e tretë e Qershorit shënon në SHBA dhe në 111 shtete tjera ditën e Baballarëve. Shënim ky që njeh dashurinë dhe angazhimin në lidhjen prindërore të fëmiut me Babain. Pashmangshëm sot reflektoj në mbështetjen, besimin dhe kujdesin e Babit për ne tri vajzat e tij dhe djalin. Ai ishte i vetëdijshëm se sfida e tij kryesore ishte me vajzat, të rriteshin, të shkolloheshin dhe të ishin të pavarura në jetë”, thuhet tutje në postim
Mimoza tutje ka shkruar se për babin e saj rëndësi ka pasur shkollimi i vajzave dhe pavarësimi i tyre.
”Kur më erdhi koha e studimeve, Babi më tha: më e rëndësishmja për mua është edukimi dhe pavarësia e vajzave të mia. Nuk kam brengë kur martoheni, por dua të di që jeni të pavarura dhe të zonjat e vetes. Sot gati 30 vite pas e shoh se ende vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe mësim për të qenë të pavarura dhe të zonjat e vetes”, ka shkruar tutje Kusari-Lila./21Media

Back to top button