Kaloni te përmbajtja kryesore

”Gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke”

 
Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar
Asdreni (Aleksander Starve Drenova) lindi më 11 prill 1872 në Drenovë ku edhe ndoqi shkollën fillore në gjuhën greke dhe sapo kishte nisur gjimnazin në Korçë kur i ati i ve Stavri Thimiu vdiq duke e lënë kësodore 13-të vjeçarin jetim.
Në vjeshtën e 1885, me dy vëllezërit më të mëdhenj mbërritën në Bukuresht. Punoi në fillim si qymyrxhi e çirak, më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe, për një kohë të shkurtër, pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit. Në janar 1899, qe ndër themeluesit e Qarkut të studentëvet shqiptarë, i cili në mars 1902 u shndërrua në shoqëri me emrin Shpresa, e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar, Kristo Dako.
Verën e vitit 1899, kur ishte 27 vjeç, u kthye në Korçë duke kaluar nga Stambolli për ta vizituar vendlindjen për herë të parë si i rritur. Pasi qendroi 5 muaj në vatrën dhe mjedisin e fëmirisë, u kthye në Bukuresht. Më 1905 ishte mësues në një shkollë shqipe në Konstancë, kurse një vit më vonë u bë kryetar i degës së re të shoqërisë ”Dija” në kryeqytetin rumun, shoqëri e cila qe themeluar së pari në Vjenë.
Pas një vizite të shkurtër në Shkodër, u kthye në Bukuresht në korrik 1914. Vitet më pas vazhdoi të marrë pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në Rumani, pasi u hap konsullata shqiptare në mars 1922, u emërua sekretar i konsullatës. Bëri një vizitë tjetër në atdhe në nëntor 1937-tës me rastin e njëzet e pesë vjetorit të pavarësisë, me shpresë se pas kaq vjetësh shërbimi ndaj shtetit shqiptar do të merrte pension shtetëror. Në fillim përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 1939 dhe shkroi Credere, obedire, combatere, por rrëmuja e shkaktuar nga pushtimi dhe lufta ia bëri fare të qartë dhe me dhimbje se shpresat për pension qenë të kota. Prandaj u kthye përsëri në Bukuresht në korrik të vitit 1939, ndërkohë që Evropa po përgatitej përsëri për luftë. Vdiq në skamje më 11 dhjetor të vitit 1947, në moshën 17 vjeçare.
I dashur atdhe
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button