Drita – Kampione e Kosovës

Drita të enjten u shpall kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje.
Ishin ‘Intelektualet’ ato që festuan në fund, me ç’rast fituan me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në sete.
Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës javë më parë.
Siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, medaljet e argjendta për ekipin ferizajas u ndanë nga nënkryetari FVK-së, Abedin Ibrahimi, anëtarët e bordi,  Halime Fetahu e Valon Xhafaj dhe trajneri i mirënjohur tetovar, Namikqemal Mustafa.
Sekretari i Përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, nënkryetarja Mimoza Shkodra dhe anëtari i bordit, Gazmend Husaj ndanë medaljet e arta për kampionet.
Ndërsa, kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci ia dorëzoi trofeun prestigjioz kapitenes së Dritës, Adelaida Prenga, para ngritjes tradicionale për ngazëllimin e tifozëve gjilanas që udhëtuan për të parë nga afër ekipin e zemrës.
Me këtë rast, Federata e Volejbollit e Kosovës uroi Dritën për suksesin e arritur./21Media

Back to top button