Pas dy vazhdimeve, Trepça triumfon në derbin kundër Pejës

Përfundoi përballja ndërmjet klubit të basketbollit Trepça dhe Pejës, ku padyshim që ndeshja e sotme ishte ndër më të bukurat në vitet e fundit të basketbollit kosovar.
Për të caktuar fituesin në ndeshjen e sotme u deshën edhe dy vazhdime, ku në fund Trepça siguroi fitore me rezultat të ngushtë 107:102.
Ndeshja e sotme ishte gjysmëfinalja e dytë e play-offit, ku mitrovicasit arritën të sigurojnë edhe një fitore, kështu duke e çuar në 2:0 serinë e ndeshjeve kundër Pejës.
Më i miri i ndeshjes ishte basketbollisti Dardan Berisha i Pejës, i cili regjistroi 39 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.
Në anën tjetër, më i dalluari te klubi i Trepçës ishte Rodney Purvis, i cili regjistroi 36 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.
Rezultati final i ndeshjes është 107:105 (21:22, 25:15, 13:14, 25:33, 23:21) në favor të Trepçës.

Back to top button