Driton Kuka dhe Distria Krasniqi nominohen për më të mirët në botë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka dhe xhudistja, Distria Krasniqi janë nominuar për t’u shpallur si më të mirët në botë në këtë sport.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos do ta ndajë çmimet e më të mirëve për vitin 2021 në muajin dhjetor dhe tashmë është hapur votimi për të përzgjedhur më të mirët.
Kuka është në garë me dyshen e trajnerëve të Francës Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch dhe Kosei Inoue.
Krasniqi garon me Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.
Votimi do të mbyllet më 10 dhjetor kurse çmimet do të ndahen më 18 dhjetor.

Back to top button