Driton Selmanaj me Covid-19

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik”, ka njoftuar Selmanaj përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se nga momenti i testimit është izoluar dhe është i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.

“Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj.

Back to top button