Drizan Shala: Zgjedhjet duhet të shtyhen

(Lajm i përditësuar)
Sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shalës zgjedhjet e 18 dhjetorit në komunat veriore duhet të shtyhen deri në muajin janar.
Shala ka shtuar se nëse merret vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve do t’i jepet mundësia dhe hapësira që në kuadër të dialogut çështjet e marrëveshjes finale dhe sigurisë të jenë pjesë përbërse e takimit në Bruksel.
“Kosova të dalë me një propozim konkret sa i përket zgjedhjeve të 18 dhejtorit, dhe kjo gjë të shtyhet deri në mesin e muajit janar dhe kështu t’i jepet mundësia dhe hapësira që në kuadër të dialogut në kuadër të bisedimeve në Bruksel çështjet e marrëveshjes finale dhe sigurisë të jenë pjesë përbërse e atij takimi të mundshëm”, ka thënë Shala.

“Nëse vetëm një ushtar serb e shkelë territorin e Kosovës, Beogradi do të bombardohet”
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala tutje duke cituar ndërkombëtarët ka shtuar se Vuçiq ka marrë mesazh nga Britania e Madhe muajin e kaluar në rast se një ushtar serb e shkelë territorin e Kosovës.
“Muajin e kaluar kur ka qenë tensionimi i çështjes së targave, ka qenë një tensionim i jashtëzakonshëm deri te një përmas te një konlfiitk i mundshëm në mes grupeve të strukturave të Serbisë që veprojnë në Veri dhe foraceve të rendit, faktori ndërkombëtarë më respektivisht Britania e Madhe përmes të dërgurave të tyre ia ka bërë të ditur Vuçiqit se nëse vetëm një ushtar serb e shkelë territorin e Kosovës, Beogradi do të bombardohet, ky ishte një mesazh i drejtëpërdrejtë që e ka marrë nga i dërguari special i BE-së që ka pasur takime dhe kontake me Qeverinë e Beogradit në rast se do ndodh një gjë e tillë Beogradi do e gjejë vetën nga bombardimet”, ka thënë Shala..

Drizan Shala: Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala sot ishte i ftuar në “21 Drejtpërdrejt”, të RTV21.
Shala komentoi situatën e fundit në veri të Kosovës, teksa shtoi se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e forcave të saj në Kosovë.
“Praktikisht nuk ka gjasa të ndodh ky veprim nga pala serbe, pavarsisht se në kuadër të rezolutës 1244 ekziston një hapsirë aty ku i lejohet që në vendet me ratse të caktuara të kemi zyrtarë policorë, pra kjo praktikë nuk është zbatuar as në vitet 1999 e 2000 kur ishte e implemtunshme kjo rezolutë “, tha ndër tjera Shala./21Media

Back to top button