Drogë në atlete për të burgosurin në Dubravë

Edhe sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë u tentua të futet drogë, kësaj radhe brenda atleteve.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç’rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, ka thënë Gashi.
Më 17 shtator po ashtu është tentuar futja e drogës në burg duke përdorur bishtin e një tigani./21Media

Back to top button