Dua e nis në gjuhën shqipe fjalimin në Këshillin Atlantik

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka pranuar çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik.
Dua ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, fjalimin e nisi me “Mirëmbrëma”.
E lindur dhe e rritur në Londër ka folur për Kosovën dhe kreativitetin e kosovarëve si popullsi e re e me suksese në art, së fundi me filmin “Zgjoi të Blerta Bashollit.
“Qëndroj para jush si fëmijë i Kosovës, e lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe. Vi nga një vend që shumica prej jush keni dëgjuar por ndoshta jo në mënyrën se si do ta përshkruaj unë tani. Dua të ndaj me ju disa gjëra për Kosovën time. Kosovarëve u pëlqejnë ndejat, kjo s’është befasi pasi 50% e popullatës janë nën 25-vjeç. Unë jam zyrtarisht e moshuar në Kosovë. Për një shtet të vogël Kosova është duke shpërthyer me kreativitet, si psh me filmin e bukur kosovar “Hive” që morri tri çmime të mëdha”, ka thënë mes tjerash Lipa.
Tutje, Dua i kërkoi Kryetarës së Komisionit Evropian edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani? Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, tha Lipa gjatë fjalimit të saj./21Media
Fjalimin e Duas mund ta dëgjoni nga minuta e 6-të

Back to top button