Von der Leyen për Duan: Ti ke ndikim shumë të madh në botë
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka ka qenë pjesëmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u takua me Duan në këtë eveniment.
“Shumë e lumtur që takova Duan në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik. Dua ti ke ndikim të madhë në botë”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
So happy to meet @DUALIPA at the @AtlanticCouncil Leadership Awards.
Dua, you have such a great impact on the world.
With your music and your unique energy, we are all “levitating” pic.twitter.com/xPemFfywd6
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 11, 2021
Ndërkaq, Dua u pranoi çmimin çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik.
“Unë vij nga një vend për të cilin mund të keni dëgjuar por, jo në mënyrën që unë do ua përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak nga Kosova ime”, ka thënë Dua gjersa ka pranuar çmimin me të cilin u shpërblye.
Në shkrimin e Këshillit Atlantik, Dua Lipa përshkruhet si: “Fituese e Grammy”, “Themeluese e Fondacionit Sunny Hill” dhe “Aktiviste”./21Media