Osmani në Shqipëri: Fuqizimi ekonomik i grave parakusht për luftimin e trafikimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në konferencën “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” që po mbahet në Shqipëri.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani tha se ka hartuar strategjinë e re kundër trafikimit me qenie njerëzore pritet të aprovohet së shpejti.
“Trafikimi me qenie njerëzore përbën jo vetëm një krim të rëndë dhe shkelje serioze të dinjitetit dhe të të drejtave të njeriut. Në fakt trafikimi me qenie njerëzore është njollë e vazhdueshme e thelbësisht shqetësuese e shoqërive tona. Parametrat ekonomikë, siguria e brishtë, tendencat destabilizuese, paqëndrueshmëria sociale, si dhe sfidat në fushën e sundimit të ligjit kanë krijuar hapësirat të volitshme për zhvillimin e trafikimit me qenie njerëzore në gjithë rajonin tonë, por edhe në vende të tjera të botës”, deklaroi Osmani.
Tutje ajo tha se fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është parakushti kryesor për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore.
“Ne Republikën e Kosovës viktimat janë poshtë moshës 18-vjeçare dhe shumica janë gra e vajza. Statistikat flasin njëzëri se fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është arma kryesore kundër trafikimit.”. tha Osmani. /21Media
 

Back to top button