Dua Lipa e para edhe në iTunes
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon suksese vazhdimisht, duke u ngritur kështu çdo ditë e më shumë në karrierë, në rrugëtimin e saj artistik.
Dua për herë të parë është listuar e para në iTunes, me këngën “Cold Heart”, në bashkëpunim me Elton John.

Fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare, në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021, në Këshillin Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një fjalim të cilin e nisi në shqip me “Mirëmbrëma”.
“Unë vij nga një vend për të cilin mund të keni dëgjuar por, jo në mënyrën që unë do ua përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak nga Kosova ime”, ka thënë Dua gjersa ka pranuar çmimin me të cilin u shpërblye.
Së fundmi, Dua ka lansuar koleksionin e ri “Flutur” në bashkëpunim me Puma./21Media