Dua Lipa në Tiranë, takoi Ramën dhe Veliajn

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot është kthyer në Shqipëri. Lipa së bashku me familjen e saj janë mirëpritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj. Lajmin e ka bërë të ditur Veliaj përmes një video të postuar në Facebook.
Gjithashtu, në shenjë mirënjohje për sukseset, asaj i është dhuruar një targë shqiptare nën emrin ”DUA 100 Tr” e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar. Ndërkaq, në Tiranë së bashku me Duan është edhe i  dashuri i saj, Anwar Hadid.

Dua pas takimit me Veliajn, ishte takuar edhe me kryeministrin, Edi Rama ku ky i fundit e ka uruar Duan që të mbretërojë 100 vite në frontin ku është ulur.

”DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Back to top button