19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 267 testime të bëra.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 105 mijë e 582 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Në total numri i rasteve aktive është 126.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.608 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.333 doza të vaksinës.
Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button