Kadrie Canolli pjesë e eventit të markës botërore Guess

Fotomodelja kosovare, Kadrie Canolli ishte pjesë  e eventit të modës të markës së famshme botërore, Guess.
Për portalin rtv21.tv ajo ka thënë se pjesëmarrja në këtë event ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura që ka kaluar gjatë jetës.
Pjesëmarrëse në këtë ngjarje të modës ka qenë edhe Oriola Marashi nga Shqipëra.
“Takimi me Guess Family është më i veçanti pa diskutim. Gjithashtu edhe takimi me modelet e Guess-it, me te cilat jam shoqeruar gjate gjithë kohës pothuajse e posaçërisht me Oriola Marashin kemi kaluar shume kohe te bukur se bashku, ku perveqese bukurise ajo vajze posedon edhe shume virtytet te mira njerëzore”, ka thënë fotomodelja.

Në këtë ngjarje, Canolli është edhe takuar me kreatorin e famshëm, Paul Marciano.
Për rtv21.tv Kadria ka treguar se nga kush e mori ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
“Në fakt kam pasur ftesa te vazhdueshme, për pjesëmarrjen ne prezantimin e linjes( koleksionit te ti), dhe për disa fotosesione, por meqenëse kjo pjesa e liberalizimit te vizave na ka penalizuar mjaft shumë ka qenë e pamundur t’i përgjigjem ftesës së tyre kohë më parë. Por pas tri viteve bashkëpunimi më në fund arritëm të takohemi dhe të qëndrojmë bashkë. Sigurisht ftesa ka ardhur nga kreatori Paul Marciano, dhe menaxhmenti i tij.”, ka treguar Canolli.

Kadria tutje ka treguar se ka vazhdimisht ftesa nga bashkëpunëtorët e saj te Guess-it për të marrë pjesë në evente të tilla të modës, por që kjo punë për të mbetet sekondare, pasi që modelja me profesion është gazetare dhe përkushtimin më të madh e ka në gazetari.
“Sigurisht kemi me pas edhe bashkëpunime te tjera në vazhdimësi, por normalisht kjo mbetet punë sekondare për mua, meqenëse profesioni i gazetarisë është mjaft kërkues dhe kërkon përgjegjësi në vete, kuptohet që nuk do të jem çdoherë e gatshme t’i përgjigjem ftesave nga bashkëpunëtorët e mi të Guess-it vazhdimisht, por sigurisht që do të mundohemi sado pak të përshtatemi me kohen time”, ka shtuar ajo.
Modelja e njohur kosovare, gjatë qëndrimit atje ka realizuar disa fotografi për kampanje të realizuar nga fotografët e Guess-it./21Media

Back to top button