Dua Lipa thotë se rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave

1 min read

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, sot u shpreh se është nder dhe privilegj për të që të përfaqësojë Kosovën në të gjithë botën, pasi dje u nderua me me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Instagram, Dua theksoi se rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Edhe organizatorët e festivalit “Sunny Hill” para dy ditësh i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për Kosovën./21Media