Duda Balje kërcënohet me jetë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është kërcënuar me jetë. Ajo ka thënë se personi që e ka kërcënuar, me inicialet B.S, tani është në paraburgim 30-ditor.
Në një postim në Facebook ajo ka thënë se denoncimin në polici e ka bërë me datë 16 janar.
Ajo nuk ka dhënë më më shumë informacione lidhur me këtë rast, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se nuk dëshiron të ndikojë në asnjë formë mbi rastin.
“Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale. Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shkruar Balje./21Media

Back to top button