Një burrë dyshohet se vrau tre fëmijët e tij e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Stamboll. Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament të një kompleksi banimi në lagjen Sancaktepe.
Sipas mediave turke, dyshohet se një burrë kreu vetëvrasje pasi vrau fëmijët e tij. Supozohet se këtë e ka bërë pasi gruaja e tij është larguar nga banesa.

Policia gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të varur të një burri dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze./21Media
Back to top button