Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje sonte në debatin zgjedhor të RTV21 u shpreh që shpreson që partinë e saj ta votojë edhe një pjesë e shqiptarëve.

Balje tha se i respekton komunitetet e tjera dhe nëse ka mundësi i ndihmon, por që shtoi se prioritet i saj është komuniteti boshnjak, shkruan rtv21.tv

Ajo theksoi se është e dhimbshme që të shkojnë në opozitë, andaj, u shpreh se partia e saj shkon me partinë që do t’i fitojë zgjedhjet./21Media