Dugolli i VV-së dorëzon dëshmi në Speciale për Masakrën e Dubravës

Enver Dugolli, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, ka dërguar dëshmi në Gjykatën Speciale dhe ka bërë kërkesë për hetime tek Prokurori Special i Dhomave të Specializuara, Alex Whiting

Dugolli,  për këtë njoftoi në një konferencë për media. Ai tha se me këto fakte, pret nga Whiting që të dëshmojë se Gjykata Speciale është njëetnike dhe e cila i akuzon vetëm shqiptarët.

Më tej ai shtoi se  Gjykata Speciale duhet të dëshmojë që do t’i gjykojë ata që kanë kryer krime vërtetë përmes masakrave të shumta e vrasjeve masive siç ka ndodhur në majin e vitit 1999 në burgun e Dubravës.

Back to top button