Në Novi Sad, tre të mitur u arrestuan për kërcënime se do të sillnin armë në shkollë

Policia në Novi Sad arrestoi tre të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut .

Dyshohet se këta tre nxënës të një shkolle të mesme në Novi Sad kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe kërcënuese dhe foto me armë që dyshohet se do t’i çojnë në shkollë, raportojnë mediat serbe.

Duke u kontrolluar në banesën e njërit prej tyre, policia gjeti një automatik./21Media

Back to top button