Dugolli: Padrejtësisht u minimizua vizita e Kurtit në SHBA
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 ndër të tjera foli edhe për vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në SHBA.
Dugolli tha se “padrejtësisht është minimizuar vizita e Kurtit“, pasi sipas tij ai është takuar më personalitete me ndikim dhe se ishte edhe në Shtëpinë e Bardhë.
Ai përmendi edhe njëherë emrat e senatorëve dhe kongresistëve më të cilët u takua Kurti atje, gjithmonë qëllimet e vizitës.
“Janë mundu ta minimizojnë rolin e vizitave që ka pasur, z.Kurti. Sjellja e investitorëve apo kthimi i hartës së Kosovës për investitorë dhe siguria, këto dy tema kanë qenë për të cilat z.Kuri i ka takuar njeriun më adekuat”, tha deputeti i VV-së./21Media