Dugolli për një “Qeveri të unitetit”: Jo more ka kalu ajo kohë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier më 31 maj mblodhi negociatorët e vitit 2006/2007 të bisedimeve të Vjenës në një darkë të cilësuar si ribashkim të “Ekipit të Unitetit”.
Mirëpo, a mund të krijohet një “Qeveri e Unitetit” pasi që procesi i dialogut po shihet si një sfidë?
Sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21, deputeti i VV-së, Enver Dugolli u shpreh nuk do të ketë më “grupe të unitetit” duke thënë se ka kaluar ajo kohë.
“Nuk mundet Kosova me u rikthy në kohërat kur nuk ka funksionu sistemi i shtetit, Qeveria, institucionet nuk e kanë pasë atë rolin e vet dhe është dashë të krijohet grupi i unitetit për hir të disa proceseve që është dashtë të shtyhen”, ka thënë Dugolli./21Media

Back to top button